Comandante Marcos është një hapësirë që rrjedh nga një shumëllojshmëri përvojash që festojnë të kaluarën dhe të ardhmen duke i sjellë ato në një moment të njëjtë të imagjinatës së një toke të largët..., Meksikë. Në kujtesën tonë ringjallim telenovelat, ngrohtësinë kulturore, gjuhën dhe shumë të panjohura të Meksikës.
Te ne, preferohet të kaloni kohë me të dashurit tuaj..., dhe të dashuroheni vazhdimisht. Ne frymëzohemi nga ushqimi, pijet, muzika dhe festat..., në përgjithësi frymëzohemi nga qytete të vogla si Todos Santos, Chiapas, Oaxaca, Tulum, San Pedro dhe shumë "Pueblos Pequeños" që njihen tradicionalisht për festa të ushqimit. Pra çdo ditë në Comandante Marcos është një festë e re.
Ne besojmë vërtet në Tacos, Mole, Carnitas, Chicharrones dhe shumë "Alimentos" të tjerë që i bëjnë njerëzit në qenie njerëzore më të mira.
Nga ana tjetër ne jemi krenarë që mund t'i shërbejmë Mezcal, një shumëllojshmëri tequila dhe shumë kokteje artizanale dhe birra meksikane, të cilat preferohen të konsumohen vetëm atëherë kur nuk jeni duke ngarë asgjë që lëviz me fuqinë në çdo lloj motori.